E Shtunë, 31 Tetor 2026

"NATO, ngjarja me madhore"

Kryeministri Berisha e konsideroi si lajmin me te madh per vendin, pas marrjes se pavaresise, permbylljen e procesit te ratifikimit te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO nga ana e 26 vendeve anetare te saj. Sipas tij, arsye kryesore per kete ratifikim ne nje kohe rekord lidhje me vleresimin qe qeverite e vendeve anetare te NATO-s kishin per reformat e kryera nga qeveria. "Finalizimi prej 6 muaj dhe 10 dite, eshte deshmi e vleresimit te perpjekjeve te Shqiperise per te ndertuar shtetin ligjor dhe ekonomine e tregut dhe po keshtu per te reformuar Forcat e Armatosura", deklaroi kryeministri Berisha, duke falenderuar ne menyre te vecante qeverite e 26 vendeve anetare te NATO-s. Po keshtu kryeministri deklaroi se ne rast se ne vend nuk do te kishin ndodhur trazirat e vitit 1997, atehere Shqiperia do ta kishte perjetuar kete moment shume vite me pare. Por gjithsesi kryeministri Berisha nuk mohoi as faktin se bashkepunimi me opoziten per disa nisma te rendesishme ligjore kishte ndikuar ne nje ratifikim sa me te shpejte per hyrjen e Shqiperise ne NATO. Por ne lidhje me kete proces te rendesishem, kryeministri Berisha dha edhe nje falenderim te vecante per ish-presidentin amerikan, Xhorxh Bush dhe qeverine amerikane per te gjithe mbeshtetjen qe i kane dhene Shqiperise. Kreu i qeverise kujtoi kohen kur Partia Socialiste nepermjet rezolutave kerkonte qe Shqiperia te mos anetaresohej ne NATO. Sipas tij, ne fillim te viteve 1990 ne kete parti vetem Pandeli Majko dhe Ilir Meta ishin pro NATO-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›