Inspektohen farmacitë bujqësore, shesin preparate të skaduara
TIRANE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se prej 3 muajsh ka nisur inspektim në të gjithë territorin e vendit ndaj prodhuesve bujqësorë, farmacive bujqësore si dhe pikave të tregtimit të farave.
Drejtor i Autoritetit të Ushqimit, Genc Juka deklaron se nga muaji korrik e deri sot, (muaji tetor) janë kryer 373 inspektime në shkallë vendi. “Nga të cilat 275 janë zhvilluar në fitrofarmaci bujqësore, 33 inspektime në subjektet e tregimit me shumicë. “
Sipas zotit “Juka, pjesa më e madhe e farmacive bujqësore janë të palicensuara. Nuk plotësohet në rregull regjistri i magazinës së tregtimit me shumicë. Në disa raste evidentohen preparate të mbrojtjes së bimëve që janë jashtë listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë. “
Gjithashtu janë vërejtur preparate të mbrojtjes së bimëve, në pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë, jashtë afatit të skadencës.
Drejtori i Autoritetit te Ushqimit paralajmëron masa të rrepta ndëshkimore.
“10 subjekte të tregtimit me pakicë të produkteve të mbrojtjes së bimëve, të fitrofarmacisë janë pezulluar. Do i bëjmë kërkesë Ministrisë së Bujqësisë për të pezulluar licensën e tre subjekteve të tregtimit me shumicë.
Pasi kanë shitur preparate të paautorizuara për të hyrë në shqipëri , nuk qarkullojnë në BE dhe me afat kadence të kapërcyer.”- deklaroi Juka.
(s.g/BalkanWeb)