E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: 151 licenca minerare, brenda 2011

TIRANE- Shqipëria do të lëshojë 151 licenca minerare këtë vit, duke planifikuar që çdo javë të japë nga 20 të tilla, bëri të ditur sot Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Minierave.

Ministria deklaron se ka përgatitur një paketë të re ligjesh për minierat me qëllim reformimin e këtij sektor.

Pjesë e planit vjetor të kësaj ministrie janë procedurat e konkurimit për 151 zona minerare si dhe për rreth 20 objekte minerare dhe mbetjesh minerare të ish-ndërmarrjeve shtetërore.

Aktualisht janë publikuar detajet e 36 zonave minerare që do ofrohen për kompanitë, ndërsa pjesa tjetër do publikohet në ditët në vazhdim.

Lajmi është raportuar dhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve "Reuters" e cila shton se “ Vendimi vjen pasi ministria hoqi licencat për 43 kompani minerare dhe pasi qeveria, e cila po përballet me të ardhura të ulëta, shpalli valën e fundit të privatizimeve të aseteve shtetërore.”

Publikimi i zonave minerare do të realizohet në ëeb sitin e METE-s dhe në publikimet e Agjencisë së Prokurimit Publik. METE fton të gjitha subjektet e interesuara të marrin pjesë në këtë proces për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të sektorit minerar, si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›