E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dropull, banorët i përgjigjen censusit

GJIROKASTER- Procesi i regjistrimit të popullsisë vijon normalisht në qarkun e Gjirokastrës dhe është mirëpritur dhe nga banorët e minoritetit grek.

Kamera e NEW24 ka qenë në Dropullin e Sipërm dhe të Poshtëm, dy prej komunave të Gjirokastrës, ku jetojnë minoritarë grekë, dhe konstaton se procesi vijon normalisht, madje në disa fshatra të këtyre dy komunave, thuajse është duke u mbyllur.

Banorët madje duket se po injorojnë dhe thirrjen e PBDNJ dhe OMONIA, dy partive për të bojkotuar procesin, ndonëse thirrjet për bojkot, janë afishuar edhe në muret e godinave institucionale shtetërore por dhe private.

“Unë si shtëpi kam pranuar të regjistrohem. Derisa jetojmë në Shqipëri, në fshat, në Dropull, pavarësisht se jetoj edhe në Greqi, mbi të gjitha jam shtetas shqiptar. Edhe ata që nuk e pranojnë për mua nuk bëjnë ndonjë gjë të mirë.”- deklaron një minoritar grek për mikrofonin e NEWS 24.
Por ka dhe nga ata që ndihen konfuzë dhe nuk kuptojnë se çfarë po ndodh.

“Unë se kuptoj. Le të bëjnë një punë më bindëse. Nuk jam në gjëndje të kuptoj përse vlen ky regjistrim”- deklaron një tjetër banor.

Procesi i regjistrimit të popullsisë vijon normalisht në këto dy komuna dhe sipas zyrtarëve lokalë ky proces është drejt përfundimit në disa fshatra.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjirokastër, minoriteti grek në Dropull bëhet pjesë e censusit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›