E Diel, 1 Nëntor 2026

Censusi, Athina: Minoritetet s’kanë besim te shteti shqiptar

ATHINE- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Grigori Delavekuras tha sot gjatë një konference për shtyp se vendimi i pakicës greke në Shqipëri, për të abstenuar procesin e regjistrimit të popullsisë, tregon mungesë serioze të besimit të minoriteteve ndaj shtetit shqiptar.
I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke tha: “Ne besojmë se regjistrimi duhet të shërbejë si një mjet për funksionimin më të mirë të administratës publike shqiptare për qytetarët dhe për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e pakicave që jetojnë në vend.
Vendimi i përfaqësuesve të pakicës greke, për të ftuar anëtarët e tyre të abstenojnë, tregon mungesën e besimit të pakicave në shtetin shqiptar dhe duhet vetë qeveria shqiptare ta zgjidhë këtë".

Sipas zëdhënësit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave është një kriter thelbësor për përparimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Greqia ka investuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe do të vazhdojë të bëjë kështu, duke pasur parasysh në këtë drejtim edhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke, e cila formon një urë të miqësisë midis dy vendeve”, tha ai.
Pyetjes “A jeni dakord me bojkot e deklaruar nga Omonia” Delavekuras iu përgjigj: “Ky është një vendim i përfaqësuesve të pakicave në vend dhe është një vendim i cili, siç thashë, për fat të keq, pasqyron mungesën e besimit në shtetin shqiptar”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›