Gjirokaster kapen 200 kg marijuane
200 kg marijuanë është sekuestruar gjate orëve të para të mëngjesit te se enjtes nga Policia e Gjirokastrës ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e drogës. Operacioni u finalizua ne aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër në një automjet tip “Pontiak” pa targa. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka shtuar shpejtësinë dhe ka devijuar rrugën nacionale duke u futur në një rrugë dytësore në krah të varrezave të qytetit, ku dhe ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi . Pas kontrollit qe iu be makinës u gjetën 200 pako të mbështjella me natriban të mbushura me mariuanë, me peshë 1 kilogramë secila. Policia mundi të identifikojë drejtuesin e automjetit, që dyshohet se është një 24 vjeçar nga fshati Lazarat, por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur emri i tij. Sipas policisë lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.