E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektorati i Punës: Në 2009 janë gjobitura 201 subjekte, për mos respektim të sigurisë në punë

Inspektorati Shtetëror i Punës nxjerr planin e masave që do të zbatojë gjatë këtij viti, për subjektet që nuk zbatojnë kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas të dhënave të analizës vjetore të Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP), për periudhën janar-dhjetor 2009 janë vendosur gjithsej 201 gjoba, me një vlerë totale në shumën 32 538 mijë lekë.

 Gjatë analizës vjetore të vitit 2009, për të gjitha drejtoritë rajonale u bë me dije se gjatë vitit 2010, do të forcohen masat ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk zbatojnë legjislacionin e punës. Nëse në vitin 2009, një pjesë të rëndësishme të kontrolleve e ka zënë informimi dhe këshillimi i punëdhënësve, pa synuar marrjen e masave ekstreme në lidhje me sanksionimin e subjekteve, në vitin 2010, toleranca do të jetë zero, për të gjitha ato subjekte që nuk respektojnë kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë të punonjësve si dhe mbajnë punonjës informal, bëhet e ditur në raportin një vjeçar. Një tjetër problem i ngritur nga inspektorja e përgjithshme e ISHP-së, gjatë analizës vjetore, ishte shqetësimi për cilësinë e plotësimit të dokumentacionit ligjor nga inspektorët e punës si: akte inspektimi, gjoba etj. Krahasuar me vitin 2008 ka një rritje prej 12.5 % të subjekteve të inspektuara gjatë vitit 2009, ku në total janë kontrolluar 11 798 subjekte ekonomike, nga 10 485 subjekte që ishin inspektuar gjatë vitit 2008. Gjithashtu, gjatë vitit 2009 ka një përmirësim të numrit të inspektimeve në turnin e dytë, të tretë dhe në ditët e pushimit javor në masën 88%. Por, objektivi ynë për vitin 2010 është që këto shifra të jenë më të larta, thuhet në analiz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›