Inspektorati ushqimor dhe AKU, kontroll në furrat e bukës në kryeqytet
Kombinat tek furrat e bukës së kësaj zone. Objekti i kontrollit të sotëm ishin kushtet higjieno-sanitare në lidhje me ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore, evidentimin e problemeve në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore dhe marrjen e masave për eliminimin e fenomeneve që cenojnë shëndetin dhe interesat e konsumatorit dhe konkurrencën e ndershme në treg. Inspektimi i djeshëm u përqendrua në të gjithë problematikën e prodhimit të bukës. Pikërisht për këtë arsye kontrolli u përqendrua në lëndën e parë, dokumentacionin shoqërues siç është certifikata e origjinës dhe ajo e cilësisë, kushtet e magazinimit, të ruajtjes dhe përpunimit dhe cilësinë e sigurinë e produktit përfundimtar. Nga e puna e kryer në terren ka rezultuar se furrat e bukës, të cilat ishin objekt kontrolli i Inspektoratit të Kontrollit Ushqimor dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kishin kushte të mjaftueshme të sigurisë ushqimore. Nga ana tjetër u kontrolluan dhe kushtet higjieno-sanitare të ambienteve ku prodhohet buka, kushtet tekniko-teknologjike të këtij procesi, kushtet higjieno-sanitare të mjeteve të punës, kushtet higjienike dhe pajisja e stafit të këtyre operatorëve të biznesit me librezë shëndetësore dhe përgatitjen e tyre profesionale.
Bashkia e Tiranës instalon panele diellore në dy çerdhe
Bashkia e Tiranës ka lançuar projektin për instalimin e paneleve diellore në të gjitha çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit për të siguruar ngrohjen e ambienteve nëpërmjet energjisë diellore. Faza e parë e projektit është implementuar në çerdhet 1 dhe në 8, për të përmirësuar kushtet për 272 fëmijë dhe 40 edukatore. Duke bërë të mundur që në të gjitha këto struktura sociale të ketë energji të pandërprerë duke përfituar nga dielli dhe pa shpenzuar burimin tjetër shumë të çmuar të energjisë elektrike që vjen nëpërmjet ujit tha Rama. Projekti është realizuar me ndihmën e ambasadës holandeze në Tiranë. Ambasadori i mbretërisë së vendeve të ulëta në Tiranë, Van Den Dol, u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar dhe në projekte të tjera për përmirësimin e jetës sociale të komunitetit të Tiranës. Ndërkohë gjatë prezantimit të projektit që tashmë ka startuar ambasadori holandez tha se në fazën e dytë të fondit që po përdor qeveria holandeze për projektet në Shqipëri, të cilat pritet të përfundojnë këtë vit janë financuar 60 projekte të vogla të cilat kanë të bëjnë me trajtimet e mbetjeve, monitorimin e mjedisit, rikonstruksionin e disa sistemeve për kanalizimin e ujërave të zeza.. Në Shqipëri, përdorimi i kësaj alternative është ende në hapat e parë dhe është përdorur kryesisht nga sektori privat.