Fabrika e re e çimentos rrëmben 459 hektarë pyje
ekonominë pyjore Krastë-Krujë, që do të përdoret për ndërtimin e fabrikës së çimentos nga shoqëria Gener 2 sh.p.k, është hartuar nga qeveria. Sipas draftit mësohet se shoqëria Gener 2 është pajisur me lejen e shfrytëzimit nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Shpyllëzimi do të nisë në zonën gëlqerore, përroi i Dallshikut në Fushë-Krujë dhe përfshin një sipërfaqe prej 75. 3 hektarë tokë. Më pas do të vijohet në zonën e argjilave Bacung, Fushë-Krujë me një sipërfaqe prej 71. 59 hektarë, për të vijuar me një tjetër sipërfaqe prej 23. 23 hektarë në zonën e ranoreve në kodër zezë. Sipas draftit në zonën gëlqerore në zgërdhesh është parashikuar shpyllëzimi i 193 hektarë tokë. Në draft mësohet se Këshillimi i Ministrave ka marrë në konsideratë rregullat për paraqitjen e kërkesës mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor. Drejtoria Përkatëse e shërbimit pyjor do të përcaktojë sipërfaqet për tu pyllëzuar më pas nga shoqëria Gener 2 me shpenzimet e saj brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Pas miratimit të këtij ligji do të kryhet çregjistrimi sipërfaqes prej 459 hektarë kadastra kombëtare e pyjeve dhe kullotave, do të vendosen në terren e në hartë kufijtë e rinj, të saktë të fondit pyjor kombëtar që mbetet pas heqjes së sipërfaqes për ndërtimin e fabrikës si dhe do të kryhet pagesa sipas vendimit nr. 746 datë 23. 6 2009, të Këshillimit të Ministrave, për caktimin e tarifave për heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor të sipërfaqeve që përdoren për ndërtimin e veprave industriale. Në këtë zonë ushtron aktivitetin e saj një tjetër fabrikë çimentoje kundër të cilës kanë protestuar disa herë banorët e zonës, për shkak të ndotjes së krijuar prej saj. Vetëm pak kohë më parë banorët e fshatit Picrrakë janë hedhur sërish në protestë. Ata kanë bllokuar hyrjen e fabrikës së çimentos dhe nuk kanë lejuar punonjësit as mjetet të hyjnë brenda dhe te vazhdojnë punën. Është dashur ndërhyrja me forcë e policisë që protestuesit të lironin hyrjen e fabrikës. Banorët kërkojnë dëmshpërblim për tokën nga firma greke Titan e cila ka ndërtuar fabrikën e çimentos. Ata fajësojnë firmën përgjegjëse se nuk ka zbatuar kontratën e dëmshpërblimit financiar për tokën dhe as për ndotjen që shkakton fabrika. Banorët e fshatit Picrrakë kanë protestuar dhe herë të tjera, madje edhe para pushtetit lokal por thonë se ende nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur nga autoritetet përkatëse.