E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në projektligjin për “Kodin Rrugor”, miratohen me konsensus në komisionin parlamentar të Ligjeve

15-09-2011 / Gazeta 55

Opozita voton pas dy vitesh ligjet me 84 vota


Opozita voton për herë të parë pas bojkotit 2 vjeçar të Kuvendit, një projektligj me 3/5 e votave të parlamentit. Mazhoranca dhe opozita unifikuan votat dje në komisionin parlamentar të ligjeve, për miratimin e projektligjit për ndryshimet në “Kodin Rrugor”, i cili ishte bllokuar në parlament që prej 15 marsit të vitit 2009. Ligjet me shumicë të cilësuar qëndrojnë prej dy vitesh në sirtarët e Kuvendit, në pritje të konsensusit të Partisë Socialiste. Dy nenet e Kodit Rrugor parashikonin licencimin e autoshkollave në bazë të ligjit të ri për licencimin dhe mazhoranca pranoi edhe propozimet e socialistit Gjiknuri për të ndihmuar liberalizimin e tregut. Por gjatë mbledhjes së Komisionit, situata u tensionua disa herë lidhur me vullnetin e opozitës për të votuar ligjet me shumicë të cilësuar. Përveç kodit rrugor janë edhe 15 projektligje të tjera që kërkojnë votën e opozitës dhe që pritet të diskutohen së shpejti në parlament.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›