E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instalohen taksimetrat në Durrës

Edhe pse qeveria vazhdon masat detyruese ndaj taksistëve privatë në mënyrë që ata të respektojnë ligjet, piratët e këtij sektori vazhdojnë të qetë të spekulojnë akoma më shumë. Prej disa ditësh, ka nisur puna për instalimin e taksimetrave në të gjitha taksitë e Durrësit, proces ky që do të përfundojë brenda këtij muaji. Një masë e tillë ka për qëllim që të mbrojë konsumatorët nga pagesat e tarifave mbi normën e përcaktuar.

Brenda dhjetorit

Dje, në njërën prej rrugëve të Unazës së Re, u zhvillua një takim mirëkuptimi ku morën pjesë një numër i madh i taksistëve të Durrësit si dhe punonjës të kolaudimit. Në takim u tha se “brenda muajit dhjetor të gjitha taksitë e licencuara duhet të jenë të pajisura me taksimetra”.

Dhori Kongo, specialist i kolaudimit të automjeteve, tha për “standard” se “në rrugët e Durrësit ka nisur një fushatë e gjerë për instalimin e taksimetrave. Inspektorët e kolaudimit të makinave po kontrollojnë llojet e taksimetrave të vendosur nga taksistët. Ajo pajisje koston 220 euro”.

Taksistët reagojnë

Taksistët, edhe pse ishin “pro” në parim për vendosjen e taksimetrave, fenomen ky që ngjet në të gjitha vendet e botës, janë deklaruar kundër disa elementeve teknike. Kështu, taksistët kundërshtojnë tarifën e vendosur për 2 km e para. Sipas tyre, ajo është shumë e lartë dhe largon klientët e distancave të largëta. Për 2 km e para klienti është i detyruar të paguajë 300 lekë për km. Një masë e tillë largon klientët të cilët dëshirojnë të lëvizin në brendësi të qytetit, pasi institucionet ndodhen në një rreze të ngushtë. Më pas, tarifa ulet në mënyrë graduale në raport me distancën që do të përshkohet. Por taksistët nuk kanë harruar të deklarohen kundër taksive pirate të cilat punojnë pa licencë dhe konkurrojnë në mënyrë të pandershme këtë shtresë që zbaton ligjet e shtetit. Në Durrës numërohen 156 taksi të licencuara dhe afro 5-fishi i tyre ushtrojnë këtë profesion me forma të paligjshme, duke konkurruar padrejtësisht ato të ligjshmet.

Gjatë vitit

Durrës, rritet fluksi i emigrantëve

Gjatë periudhës janar-tetor 2008, në portin e Durrësit kanë zbarkuar apo janë nisur më shumë udhëtarë shqiptarë se vitin e kaluar. Shkak i numrit më të madh të pasagjerëve ka qenë pa dyshim, siguria portuale, kushtet brilante të tyre krijuar nga APD-ja, si dhe investimet e shumta të cilat po përfundojnë në portin më të madh të vendit. Në 10 muaj, në portin detar të Durrësit, më i madhi i vendit tonë, kanë hyrë dhe kanë dalë me anë të trageteve 394 957 udhëtarë shqiptarë, ose 10 mijë më shumë të tillë. Numri i tyre është rritur me gati 10 mijë pasagjerë, thotë statistika 10-mujore. Rritja e numrit ka ardhur gjatë dhe pas sezonit veror, pikërisht në një kohë që kriza ekonomike e cila ka prekur rajonin, është bërë më e ndjeshme. Një situatë e tillë pritet të reflektohet edhe në fund të këtij viti, pasi priten më shumë pushues me rastin e festave të cilat po ofrojnë. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kanë hyrë dhe dalë 152 368 autovetura dhe 38 484 kamionë që sipas staticienëve të portit, është një numër relativisht më i lartë se ai i një viti më parë. Një numër i madh kamionësh vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar, pasi e kanë të pamundur të udhëtojnë drejt Italisë, sepse nuk kanë leje qarkullimi italiane apo siç quhen ndryshe “dizvolta”. Ata janë në pritje të vitit 2009, pasi autoritetet shtetërore italiane nuk kanë dhënë shenja për abrogimin e këtij ligji, i cili ka vlerë për shoferët tanë, ata iranianë dhe sirianë. Të njëjtin efekt ka edhe taksa për ton rrugë e cila penalizon me 500 deri 600 euro për kamion kamionët tanë në raport me ato të vendeve të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›