Tirana, mban numrin më të lartë për dhunën në familje
Tirana mban numrin më të lartë të denoncimeve për dhunën në familje dhe të rasteve të dërgimit kërkes-padive në gjykatë për marrje në mbrojtje rastet. Kreu i policisë së shtetit ahmet premçi, në një konferencë të barbashkët me aktorët e ngaruar për zbatimin e ligjit kundër dhunës në familje, ka raportuar se deri më tani janë dërguar 253 kerkes-padi për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, prej të cilave 168 i përkasin Tiranës. Po ashtu në raport me 2007-ën ku numri i denoncimit të rasteve ka qenë 274, këtë vit është gati trefishuar me 612 denoncime. Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo ka raportuar se nëpërmjet strukturave shëndeëtsore janë evidentuar dhe raportuar 110 raste dhune të familjes. Ministria PCSSHB në vijim të masave të marra, raporton se së shpejti nus puna për ndërtimin e një strehëze për gratë e dhunuara. Mesazhi i kryetares së kuvendit jozefina topalli në këtë konferencë kombetare për dhunën në familje ka qenë edhe në këtë rast pandashmërisht ilidhur me politikën.