E Shtunë, 31 Tetor 2026

Produktet vendase ruajnë stabilitetin e çmimeve

Çmimet e shitjes me pakicë të artikujve bujqësore në tregje kryesore të Shqipërisë vazhdojnë të shënojnë stabilitet, për herë të parë edhe në 10-ditëshin e parë të muajit dhjetor, kundrejt së njëjës periudhë të 3-4 viteve të kaluara. Burime nga Drejtoria e Statistikave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit sqaruan se "megjithëse kemi hyrë në sezonin e festave, furnizimi i bollshëm i tregut me produkte bujqësore vendase, që janë edhe jashtë sezonit të prodhimit, ka ulur kërkesën për prodhimet e importit që kanë dhe kosto më të lartë, si dhe ka frenuar spekulimin e tregtarëve me çmimet e ushqimeve në këtë sezon të fund vitit". Ashtu si dhe një javë më parë, çmimi mesatar në vlera të pandryshuara rezulton të jetë për patatet, 50 lekë/kg, domatet 100 lekë/kg, specat 120 lekë/kg dhe kështu edhe për artikuj të tjerë. Java që sapo mbaroi shënoi çmime më të ulëta në qytetet Fier, Lushnje, dhe Korçë. Nivel çmimesh të njëjta, ashtu si javën e kaluar, kanë ruajtur edhe prodhimet e importit, ndër të cilat përmenden sheqeri, mielli, makarona etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›