E Diel, 1 Nëntor 2026

Instalohet respiratori për fëmijët nën 1-vjeç

Reanimacioni i Pediatrisë

Në qendrën spitalore universitare, “Nënë Tereza”, është instaluar aparatura më e re, e cila do t’u vijë në ndihmë fëmijëve nën 1 vjeç. Bëhet fjalë për pajisjen e respiratorit mekanik. Sipas mjekëve të shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë, kjo aparaturë është specifike, për vetë faktin se është për një grupmoshë të vogël. “Aparatura është dhuruar nga presidentja e shoqatës franceze, ‘Chempea’, znj. Solange D'Angely, mikeshë e shquar e pediatërve shqiptarë. Kjo aparaturë mban në jetë fëmijët të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, duke thithur lëngjet e tepërta dhe vënë në funksion organet e trupit. Duke dashur të falënderojmë shoqatën ‘Chempea’ për dhuratën, mendojmë se kjo iniciativë do të rrisë cilësinë e shërbimit për fëmijët shqiptarë në TIP”, ka pohuar shefja e Shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë, Sasha Sallabanda. Sipas saj, vlera e donacionit shkon mbi 20 mijë euro, kurse respiratori mekanik është i tipit "ACUTRONIC", për moshat 0-1 vjeç, prodhim i vitit 2009.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›