E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH kerkon rritje fondi per shpenzimet pranohen 50 milione leke

Mbledhja

Pas mbledhjes me ministrin e Brendshem Bujar Nishani Komisioni i Sigurise ka vijuar ballafaqimin me kreun e SHISH Bahri Shaqiri per ceshtjen e buxhetit te vitit 2012. Komisioni e zhvilloi mbledhjen me dyer te mbyllura duke mos lene pranine e medias. Mesohet se kreu i SHISH-it Shaqiri ka kerkuar shtim fondesh te zerit te shpenzimeve operative dhe sherbimeve ne nje mase 100 milione leke. Mesohet se shefi i sherbimeve sekrete i ka cilesuar te rendesishme per funksiononim e ketij institucioni. Mesohet se Komisioni i Sigurise ka qene pro kerkeses se bere nga kreu i SHISH-it. Perfaqesuesja e Ministrise se Financave e pranishme ne kete mbledhje ka qene fillimisht kunder kesaj kerkese. Pas negociatave eshte arritur qe SHISH ti shtohet fondi deri ne 50 milione leke te reja. Aktualisht ky institucion i rendesise se vecante per 2012-n do te perfitoje 9.3 milione euro ose 1.5 me pak nga sa perfitoi vitin e kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›