“Institucionet nuk forcohen duke i sulmuar, por duke i mbrojtur”
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi e quan të padrejtë sulmin ndaj trupës që shpalli vendimin për pafajësi të të pandehurve për vrasjet gjatë demonstratës së dhunshme të opozitës në 21 janar.
“Institucionet nuk forcohen duke i sulmuar, por duke i mbrojtur” - thotë ministri i Drejtësisë, duke mbështetur deklaratën e gjyqtarëve. Të njëjtin qëndrim ministri mban dhe për sulmin ndaj gjyqtarëve, nga disa të përditshme, që ministri i drejtësisë i cilësoi si të opozitës.
Sipas Halimit bëhet fjalë për një proces shumë transparent që nga organizimi i demonstratës së dhunshme nga Edi Rama deri në vendimin e gjykatës. Ministri Halimi sjell në vëmendje se institucionet në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës mbrohen nga ligjet e vendit dhe ato duhen respektuar.
“Ka një praktikë të konsoliduar botërore lidhur me vendimet e gjykatave në rastet kur sulmohen nga institucionet. E qartë është edhe eksperienca shqiptare”, kujton Halimi.
Vendimi i Gjykatës për shpalljen të pafajshëm për akuzën e prokurorisë se të pandehurit i referohet për analogji dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut më rastin kur nxori te pafajshëm policin qe vrau gjatë demonstratave të dhunshme kundër samitit të G8 në Genova të Italisë në vitin 2001.