“Vendimi i gjykatës së Tiranë nuk është fundi, të shmanget polarizimi i çështjes”
Kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi
Kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi kërkon shmangien e polarizimit të çështjes për 21 Janarin. Në një prononcim për mediat, ambasadori Sequi ka ripërsëritur sërish deklaratat e Komisionerit Fyle në rrjetin social “Tëitter” në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për t’i dhënë pafajësinë dy të akuzuarve të 21 Janarit.
“Vendimi i gjykatës në Tiranë nuk është fundi. Procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm i cili do të duhet të tregojë pavarësi, paanshmëri dhe përgjegjshmëri. BE dje konstatoi se kjo çështje është e apelueshme dhe e çdo polarizim me këtë çështje duhet shmangur”, citoi ambasadori fjalët e Komisionerit Fyle.
Sequi ripërsëriti sërish kërkesën e Komisionit Europian dhe të Komisionerit Fyle se një gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm është një kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Bashkimi Europian bën thirrje për përmbyllje të procedurave të këtij rasti nëpërmjet një procesi të besueshëm. BE dhe Komisioneri Stefan Fyle nëpërmjet raport progresit ritheksojnë se një sistem gjyqësor i pavarur dhe i aftë është një dëshirë legjitime e qytetarëve. Ky është një element kyç i një shteti të fortë të së drejtës dhe një parakusht në rrugën e Shqipërisë drejt BE”, tha më tej, Ettore Sequi.