E Diel, 1 Nëntor 2026

Institucionet përgjegjëse kontribuojnë për panoramën mjeruese të trashëgimisë kulturore

Rënkimi i monumenteve të kulturës dëgjohet vetëm kur ato japin frymën e fundit

Gjatë këtyre viteve në trashëgiminë kulturore shqiptare janë hasur shumë probleme, të cilat kanë sjellë dhe një katastrofë të saj, ndërkohë që rënkimi i monumenteve të kulturës dëgjohet vetëm kur ato japin frymën e fundit. Kur gurët shtrembërohen,

dërrasat kalben dhe bashkë me to humbet edhe një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Në një situatë të tillë duket se askush nuk mërzitet për këtë që po ndodh sot me trashëgiminë kulturore shqiptare. Institucionet përgjegjëse para këtij fakti mjaftohen vetëm duke folur mbi projekte, të cilat as nuk duken gjëkundi. Nëse pohohet se jepet me miliona lekë, nuk shihet asnjë projekt, i cili gjatë këtyre viteve të ketë sjellë një përmirësim të dukshëm, të monumenteve të kulturës, të cilat po shkojnë gjithmonë dhe më shumë drejt një degradimi. E në këtë situatë kaq kaotike, nëse shkojmë të marrim një informacion tek Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e Tiranës, vetëm për listën e monumenteve të kulturës, drejtori i saj Arbër Kadia është shumë i zënë, vetëm për të treguar listën, ndërkohë që të kërkon dhe një kërkesë me shkrim nga institucioni, vetëm për të dhënë një listë të monumenteve të kulturës!

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›