Botohet në Spanjë një guidë turistike për Shqipërinë
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri kanë përgatitur guidën e parë turistike për Shqipërinë në Spanjë. Guida do të bëhet publike sot paradite në ambientet e Ministrisë së Kulturës ku do të marrë pjesë edhe ministri Ferdinand Xhaferaj dhe Ambasadori Spanjoll Manuel Montobbio. Guida me titull “Shqipëria” e botuar në Spanjë, është shkruar nga dy profesorë të njohur në fushën e historisë, gjeografisë dhe sociologjisë, Prof. Eladi Romero dhe Prof. Salvador Martinez. Botimi, nxjerr në pah historinë dhe kulturën e pasur të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai përban edhe mjaft informacion të shoqëruar me foto dhe imazhe mbi gjeografinë, historinë, natyrën, zakonet dhe zhvillimet e fundit demografike e shoqërore në vend.
#