E Shtunë, 31 Tetor 2026

Institucionet shëndetësore në vend do t’i nënshtrohen procesit të akreditimt

Të gjitha institucionet shëndetësore në vend do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit të tyre. Për këtë qëllim, Qendra Kombëtare e Sigurisë, Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore po trajnon një grup të posaçëm mjekësh, që do të kontrollojë gjendjen e spitaleve. Ndërkohë, sipas drejtorit të QKSCA-ISH, Prof. Isuf Kalo, qendrat që do të plotësojnë standaret, do të jenë dhe me të privilegjuarat. Gjatë një trajnimi me mjekët mbi procesin e akreditimit, i zhvilluar sot në Hotel Karsberg, Prof. Kalo tha se "ai institucion që do të akreditohet do të ketë akses në kontraktimin me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, sepse nuk mund të qëndrojnë njëlloj ata me standarde, me ato që nuk i plotësojnë". "Qëllimi ynë nuk është të mbyllim spitale, por t’i ndihmojmë ato të arrijnë standardet", theksoi Prof. Kalo. Po sipas Prof. Kalo, të gjitha spitalet duhet të arrijnë standardet, ndaj puna më intensive do të fokusohet tek ato institucione shëndetësore, ku ka më shumë mangësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›