E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetri “Migjeni” në Shkodër shfaq katër premiera për publikun

Teatri "Migjeni" i Shkodrës përgatitet të dalë përpara publikut të saj me katër premiera, të cilat do të jenë të gjitha brenda këtij viti. Ka qënë drejtori i këtij institucioni Lorenc Mosi, i cili në një prononcim ka bërë të ditur që premiera e parë, ajo e recitalit të këngëtares së njohur Mukades Çanga do të vihet në skenë brenda muajit Tetor. Ndërkohë, menjëherë pas këtij recitali, në skenën e "Migjenit" do të prezantohen me radhë komedia "Vëllai nga babai" me autor Qazim Çela, aktiviteti kushtuar 60 vjetorit të krijimit të Trupës së Dramës Profesioniste të Teatrit Migjeni, ndërkohë që si dramë në përgjithësi ,jo në nivelin profesioinist ajo funksionon në harkun e 130 viteve. Aktivitetet e funvitit, sipas drejtorit Mosi mbyllen më pas me koncertin e madh, angazhimi i të cilit përfshin të gjitha trupat profesioniste dhe amatore të qytetit për t’i përcjellë publikut shkodran një larmi më të madhe në gjithë aspektet e tij. Zoti Mosi, duke u ndalur tek aktiviteti i parë i këtij tremujori të fundit, ai i koncertit recital të këngëtares Mukades Çanga, thotë se provat për këtë shfaqje janë në fazën themelore. Sipas tij, udhëheqësi artistik Ilir Zoga ka ditë që ka filluar punën me trupën dhe se deri tani janë përfunduar të gjithë orkestracionet e këngëve që do të paraqiten përpara publikut, ndërkohë që sot sapo është kaluar edhe në punën e përbashkët të orkestrës duke harmonizuar repertorin e këngëtares me të. Koncerti ka në përbërje të tij repertorin më të zgjedhur të këngëtares Mukades Çanga, kryesisht ato që do të interpretohen për herë të parë përpara publikut, ose që janë evidentuar shumë pak gjatë periudhës së fundit. "Ajo që duhet theksuar është fakti se këngëtarja Mukades Çanga do të vijë Live në këtë koncert gjatë të gjithë kohës për publikun shkodran, një element që ajo e ka ,në të gjitha shfaqjet e saj të këtyre viteve të fundit.", thotë Mosi. Vetë këngëtarja Çanga thotë se është kënaqësi për të, që do të jetë sërishmi live në skenën e teatrit "Migjeni, pasi sipas saj, me zërin e plotë që disponon, i ka të gjitha mundësitë ta bëjë një gjë të tillë, madje thekson se vetëm në këtë mënyrë mund të përcillen si duhet emocionet e këngës, të vetë këngëtarit dhe të vetë orkestrës për tek publiku. Këngëtarja e njohur e skenës shkodrane dhe asaj shqiptare Mukades Çanga, e cila ishte pjesë e grupit të Ansamblit Foklorik të Qarkut të Shkodër që fitoi vendin e parë pak ditë më parë në Festivalin Kombëtar të zhvilluar në Gjirokastër thotë se, në këtë recital do të ketë edhe këngë që ka interpretuar atje, por që në repertorin e këtij koncerti, ato që do të dominojnë me një pjesë të madhe, janë këngët qytetare shkodrane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›