Institucionet shtetërore nuk paguajnë ujin, 1.8 milionë dollarë borxh
Tiranë- Institucionet shtetërore janë debitoret më të medha ndaj Ndërrmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT).
Këtë fakt e bëri të ditur vetë UKT-ja e cila u ka kërkuar institucioneve debitore që të shlyejën detyrimet që kanë ndaj ndërrmarrjes.
Sipas të dhënave nga UKT mësohet se institucionet shtetërore i detyrohen asaj shumë e 1.8 milionë dollarëve. Janë rreth 100 institucione që i detyrohen UKT-së, buxhetore dhe jobuxhetore.
Ndërmarrja ka bërë të ditur se nëse institucionet nuk paguajnë detyrimet atyre do tu ndërpritet furnizimi me ujë. Qytetarët e Tiranës jo pak herë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e thatësirave apo mungesës së investimeve në rrjet, teksa stina e verës po afron nevojiten të merren masa që të mos ndërpritet furnizimi me ujë.
Shkrime të tjera me interes:
- Defekt në Bovillë, kryeqyteti mbetet pa ujë Tiranë- Rezervuari i Bovillës si pasojë e një defekti ka...
- “Paratë u derdhën lumë, por nuk e sollën dot ujin” Gjirokastër- Pavarësisht se janë investuar 70 milionë lekë në rikostruksionin...
- Korrupsioni, 1 në 3 veta paguajnë për të marrë shërbimet Tiranë – Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë...