Tiranë, makina bie në Lanë, s`ka të lënduar

Një automjet ka përfunduar mëngjesin e sotëm në ujërat e Lanës në kryeqytet por fatmirësisht pa viktima.
Ngjarja ka ndodhur pranë ish-kinema “Agimit” në Tiranë ku automjeti pasi ka devijuar nga rruga kryesore ka rrëshkitur drejt Lanës duke përfunduar në lumë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që në vengjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.