Tiranë, vrau 49-vjeçarin një vit më parë, arrestohet autori

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e sotme se ka arrestuar shtetasin Eduart Dushku si autor të një vrasje të kryer në muajin Gusht të vitit 2011. Sipas bluve të kryeqytetit, Dushku akuzohet për vrasjen e 49-vjeçarit Abdullah Vrapi, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar në rrugën "Pjeter Budi" në Tiranë.
49 vjecari Vrapi u godit për vdekje me armë në kohën që u përpoq të mbrojë me trup të birin e tij Albert Vrapi të përfshirë në një konflikt me disa të rinj. Vrapi fillimisht ka bërtitur e më pas i ka dalë para të birit, duke marrë në trup pesë plumbat e drejtuar për të.
Pas ngjarjes, policia arrestoi shtetasin Indrit Tresa si dhe shpalli ne kërkim Eduart Vrapin si autorët kryesorë të vrasjes së 49-vjecarit Vrapi. Ndërsa gjykimi për Indrit Tresen vijon në shkallën e parë, sot u konfirmua dhe kapja e vrasësit të dytë. Motivi i këtij konflikti ishte përplasja që Tresa ka bërë me automjetin e tij me një furgon që drejtohej nga i biri i viktimës më 22 Gusht, 2011.