Ekzekutimi i vendimit të gjykatave, Tahiri: 16 mijë, vendime ende pezull
Tiranë- Ekzekutimi i vendimit të Gjykatave është një problem madhor në Shqipëri dhe që është lënë pezull nga ana e qeverisë. Kështu u shpreh deputeti socialist Sajmir Tahiri gjatë seances së sotme plenare ku po diskutohet pr/ligji Për një ndryshim në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat, të ndryshuar.
Sipas Tahirit qeveria shqiptare nuk mbajti premtinin pasi sipas tij ende 16 mijë vendime gjykatë janë ende të ekzekutuara.
Pushtetarët e qeverisë i mbarojnë punët e tyre dhe kur vjen puna qytetarët të cilët arrijnë të fitojnë të drejtën në gjykatë, e kanë të pamundur zbatimin. Është vetë qeveria që nuk zbaton vendimet e gjykatave, si mund të pretendojmë që kjo qeveri të shtyje përmbaruesit të ekzekutojnë vendimet- tha Tahiri.
Ndërkohë gjatë seancës së sotme do të diskutohet pr/ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për sistemin harmonizuar të kodifikimit dhe përshkrimit të mallrave si dhe pr/rezoluta Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2011.
No related posts.