Institut Mjekesor per te burgosurit me probleme mendore

Brenda tre muajve Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë do të hartojnë një projekt për ngritjen e një instituti për të burgosurit me probleme mendore. Sipas ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi ngritja e një institucioni të tillë do të jetë thelbësore në respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Një nga objektivat prioritar për të përmbushur rekomandimet e KE.
“Jemi sot bashkë për të treguar vullnetin politik dhe angazhimin maksimal në gjetjen e mjeteve të nevojshme ligjore dhe ekzekutive për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor. Së bashku sot biem dakord , që të përdorim mjetet e përbashkëta ligjore , teknike dhe financiare për ndërtuar një Institucion të ri të standardeve evropiane për personat me masë mjekësore “ Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”, u shpreh ministri Halimi.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u shpreh se instituti i trajtimit të burgosuve me probleme psiqike do të jetë i standarteve ndërkombëtare.
Ministri Drejtësisë Halimi dhe ai i Shëndetësisë Vasili nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për ngritjen e institutit mjekësor për personat me probleme mendore që kanë kryer vepra penale. Brenda qeshorit pritet që plani i përbashkët me të gjitha elementet e nevojshëm, kostot e tjera të paraqitet në qeveri.