Rimekembja e Europes e gjate dhe e veshtire

Rruga e reformave në Europë do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Kontinenti i vjetër duhet të marrë masa më të forta kundër krizës. Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner në diskutimine tij në Kongres duke thënë se SHBA-të do t’i kërkojnë FMN një fuqizim të mbrojtjeve për të plotësuar të gjitha burimet e nevojshme financiare.
Ai ka paralajmëruar zyrtarët e lartë europianë të mos varin të gjitha shpresat vetëm tek masat e shtrëngimit të ekonomisë për rregullimin e situatës financiare dhe ekonomike të vendit.
"Rritja ekonomike ka shumë gjasa të jetë e dobët për një farë kohe. Rruga e konsolidimit fiskal duhet të jetë graduale dhe e shtresëzuar përgjatë kohës me reforma të ndryshme," ka thënë Geithner, në deklaratën për Komitetin e Shërbimeve Financiare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
Paralajmërimin për efektet negative të programeve të shtrëngimit të ekonomisë ai e ka argumentuar duke thënë se, "në rast se rritja ekonomike jep rezultate zhgënjyese dhe qeveritë detyrohen të ulin menjëherë shpenzimet dhe të rrisin taksat për të ekuilibruar deficitin, kjo përmban risqet që të vetëriforcosh spiralen negative në ekonomi të imponuar nga programet e kursimeve”.
Me këtë deklaratë Gaithner ka shprehur edhe diferencën në filozofinë e politikës ekonomike që kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara dhe Europa. Në kohën e krizës Shtetet e Bashkuara zbatuan programet e stimulit sasior për të mos lejuar recesionin ekonomik. Ndërsa ortodoksët financiarë në Europë, me përjashtim të Britanisë, zbatuan masat e shtrëngimit ët ekonomisë. Duke ju referuar këtyre reformave Gajthner tha se “reformat nuk mund të funksionojnë në rast se konsolidimi fiskal nuk shoqërohet me mbështetje financiare”.