E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW denon arrestimet e protestuesve ne Rusi

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë arrestimin e protestuesve paqësorë. Drejtori i organizatës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Hag Uilliamson, tha se "protestuesit ka qenë paqësorë dhe nuk kanë bërë asgjë për të provokuar policinë". Uilliamson tha se "është bërë gjë e zakontë që policia ruse të ndërhyjë në mesin e protestuesve paqësorë dhe t'i arrestojë ata".
Më 17 mars, policia e rajonit Krasnodar arrestoi mbi 20 persona të cilët i mbajti në gjendje arresti për disa orë, pas një proteste për mjedisin. Një ditë më pas, autoritetet e rendit ndaluan mbi 100 persona në demonstratën pranë selisë së televizionit në Moskë, të cilët protestonin kundër një dokumentari të transmetuar dhe portretizimit negativ të protestuesve anti-qeveritarë. Protesta masive në Moskë filluan pasi Vladimir Putin fitoi zgjedhjet parlamentare në vend, të cilat opozita i cilësoi si të manipuluara. Akoma më shumë u shtua zëmërimi i protestuesve pasi Putin fitoi zgjedhjet presidenciale ndërsa gjithnjë më të shumta u bënë protestat ndaj regjimit të tij 12 vjeçar .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›