Instituti Italian per Tregtine e Jashtme, promovim pervojes se biznesit
Teknologji dhe novacion ne nje sere veprimtarish me synim promovimin e produkteve Made in Italy, organizuar nga ICE Tirana, (Instituti Italian per Tregtine e Jashtme), priten nga data 20 tetor deri me 6 nentor. per me shume se dy jave, do te zhvillohen ne Tirane dhe Shkoder, veprimtarite promovuese te Festivalit Italian ne Shqiperi.
Organizimi i ketyre veprimtarive ka si qellim shtrirjen dhe rritjen e prezences se produkteve italiane ne tregun shqiptar. ICE Tirana, sic ka konfirmuar drejtori i saj, Francesco Vitulli ka krijuar nje pervoje ne promovimin e Made in Italy duke gjetur nje bashkepunim me perfaqesues te rendesishem te kompanive italiane ne tregun shqiptar si CONAD, BIG Market, BES Italia, si dhe nje sere kompanish te tjera, prodhuese dhe tregtuese qe jane prezente apo do te orientohen per t'u bere pjese e tregut ne Shqiperi.
Ne datat 2 dhe 3 nentor, ne Grand Hotel Europa ne Shkoder dhe Casa Italia ne Tirane, do te tubohen perfaqesues te biznesit per te shijuar por edhe mesuar nga recetat e kuzhines se famshme italiane.
Mjeshtra te kuzhines italiane te njohur ne vendin pertej Adriatikut, do te jene te pranishem ne keto mbremje per te sjelle artin e kulinarise italiane qe mund te sherbeje si pervoje e vyer per kuzhinen e restoranteve ne vendin tone. Nen kujdesin e ICE Tirana, do te publikohet edhe nje liber i artit te kuzhines italiane, si nje instrument ne duart, jo vetem te mjeshtrave te kuzhines ne restorantet e vendit tone por edhe per te gjitha amvisat shqiptare. Ne datat 4-5-6 nentor, ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane, ICE Tirana ne bashkepunim me BES Albania, do te promovojne edhe produktet e kozmetikes italiane si dhe veshjet matrimoniale, vecanerisht ato te nuserise. Veprimtaria do te kulmoje me nje show te stilistit te famshem italian Saverio Palma, prezenca e te cilit perben lajm ne te gjitha kontinentet. Gjithnje sipas z.Vitulli, Shqiperia perhere dhe me shume perben nje treg potencial dhe shans ne rritje per investitoret italiane dhe produktet Made in Italy.
Keto veprimtari, shihen si mundesi me shume per perfaqesuesit e biznesit shqiptar, vecanerisht per te vendosur kontakte me kompanite italiane, duke nisur nga bizneset e vogla deri ne ato te medha. Festivali po ashtu, shihet edhe si nje shans per biznesin e vogel e te mesem shqiptar qe te orientohet drejt biznesit te madh.
Rritja ekonomike
Ndryshimi