Kryeministri, sot ne Prekaz te Memoriali i Adem Jasharit
Ne vijim te vizites se tij dy ditore ne Kosove, kryeministri Berisha sot te vizitoje Prekazin, ku do te zhvilloje homazhe ne Memorialin e Adem Jasharit dhe qendroje ne familjen Jashari. Po sot Berisha do te zhvilloje takime te vecanta ne Prishtine me perfaqesuesin e Bashkimit Evropian, Piter Feith dhe Komandantin e KFOR-it, Markus Bentler. Me pas Berisha do te vizoje ne kryeqytetin e Kosoves edhe monumentin "Nee Born". Vizita e Berishes pritet te mbyllet ne qytetin e Prizrenit, ne te cilin e presin takime dhe ceremoni te shumta, qe eshte dhe ajo e dorezimit te vendimit per qytetar nderi te Prizrenit.