E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Nuk kemi asnje vendim politik, per zgjedhjet e pjesshme vendore

Menjehere pas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhje per percaktimin e afatit perfundimtar te dorezimit te listes se kandidateve dhe komisionereve nga partite politike, nga ana tjeter Partia Socialiste, ende nuk ka nje vendim per pjesemarrjen ne zgjedhjet e pjesshme. "Nuk ka asnje vendim politik per zgjedhjet e pjesshme vendore", deklarojne per "Koha Jone", burime zyrtare prane selise roze. Socialistet, i jane pergjigjur ne menyre indirekte kryetarit te Komisionit Qendror, Arben Ristani i cili kerkoi dje qe partite politike te sillnin menjehere deri me 15 tetor listat e komisionereve dhe te regjistroheshin per zgjedhjeve vendore ne 5 njesite vendore. Pese kryetaret e ketyre njesive, te gjithe te PD, pasi garuan ne listen e kandidateve per deputete, tashme e kane bere betimin dhe ushtrojne funksionin e tyre si ligjvenes ne Kuvendin e Shqiperise. Kushtet e vendosura nga Partia Socialiste per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, hapjen e kutive dhe cilesimi i Parlamentit si jo legjitim, nuk e vendosin kete parti ne raporte normale me zgjedhjet e pjesshme vendore, qe do te zhvillohen me 15 nentor. Kryetari i partise me te madhe ne opozite, ka theksuar domosdoshmerine e hetimit te zgjedhjeve, jo per te marre nje rezultat ne tavoline, por per te garantuar qe zgjedhjet e tjera qe do te zhvillohen ne Shqiperi, te mos kene te njejtat probleme. Kjo deklarate sjell edhe nje pikepyetje te madhe mbi mundesine e hyrjes se socialisteve ne zgjedhje te tjera, kur kerkesa per zbardhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit ende nuk eshte plotesuar. Nderkohe qe ende mbetet per te pare ne lidhje me qendrimin zyrtar te socialisteve, ndaj ketyre zgjedhjeve ne pese njesite vendore. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›