E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mes dy vendeve, infrastrukture e perbashket rrugore"

Fatjona Mejdini

Vizita e kryeministrit Berisha ne Kosove detajoi edhe planet e dy qeverive per te zhvilluar nje infrastrukture te perbashket, ne kuader te nje nderlidhje sa me te mire te qytetareve, ne te dy anet e kufirit dhe ne funksion te biznesit. Kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi dje nga Prishtina se, se shpejti do te niste autostrada tjeter qe do te lidhte shqiptaret ne te dyja shtetet, ajo Qafe Morine-Shkoder. Sipas Berishes, qeveria qe ai drejtonte kishte vendosur te ndertonte pjesen prej 34 kilometra, per te kompletuar ne menyre perfundimtare kete aks te rendesishem, per lidhjen mes dy vendeve. "Ne do te ndertojme autostraden tjeter Qafe Morine-Shkoder, nje pjese e mire eshte e ndertuar, por pjesen tjeter te pa ndertuar qe eshte 34 kilometra, ne menyre qe Kosova perendimore te kete dalje me te shpejte ne det", premtoi Berisha. Sipas tij, ne kete menyre Kosova do ta kete edhe me te lehte daljen ne Portin e Shengjinit, te cilin qeveria eshte e gatshme t'ia jape ne dispozicion shtetit te ri. Por sipas Berishes, transporti mes dy vendeve nuk do te kufizohet vetem me rruge, por edhe me forma te tjera. Ne kete kuader Berisha deklaroi se se shpejti do te niste studimi per ndertimin e nje hekurudhe, e cila do te lidhte dy vendet. "Vitin e ardhshem do te nise studimi i fizibilitetit dhe projektimi i hekurudhes qe do te lidhe dy vendet tona. Pozicioni i saj gjeografik eshte shume i pershtatshem per transportin hekurudhor nga portet tona, te cilat behen cdo dite e me te rendesishem", deklaroi Berisha. Teksa eshte shprehur se me vone hekurudha do te lidhe dhe Shqiperine me Maqedonine. Nga ana e tij, kryeministri i Kosoves, Thaci tha se "Prita Berishen, arkitektin e ndryshimeve ne Shqiperi dhe realizuesin e projektit te endrrave te qytetareve, te shqiptareve, ne ndertimin e autostrades Durres - Morine". Per median Thaci deklaroi se Kosova do te nise ndertimin e autostrades Morine-Prizren-Prishtine, e cila do te jete zgjerimi i rruges se kombit Durres-Kukes-Morine. "Une dua te besoj fuqishem dhe ju ftoj qysh sot, qe, sic e kishim perqafimin e ngrohte ne tunelin e Kalimashit, besoj qe do ta kemi perqafimin e ngrohte ne ambient te hapur ne Morine, buze bjeshkeve te Pashtrikut per vazhdimin e autostrades ne drejtim te Morines, Prizrenit dhe Prishtines", deklaroi kryeministri kosovar. Por sipas Berishes, duhej pare te gjitha mundesite qe edhe Serbia te vazhdonte deri ne Nish, ndertimin e ketij korridori te rendesishem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›