Moisiu: Manipulimi i zgjedhjeve, te marre fund
Ish-presidenti Alfred Moisiu, nuk eshte shprehur as kunder dhe as pro bojkotit te Kuvendit nga ana e Partise Socialiste, e udhehequr nga Edi Rama. Ai eshte mjaftuar me argumentin se transparenca e zgjedhjeve duhet te behet me patjeter, ne menyre qe te marre fund njehere e mire manipulimi i zgjedhjeve ne Shqiperi. Keshtu, dje ne perfundim te aktivitetit prezantues te librit "Mes Nanos dhe Berishes", ish-kryetari i Shtetit, Moisiu i eshte pergjigjur interesimit te medias rreth mendimit te tij per zhvillimet politike ne vend. Pyetjes se si e vlereson bojkotin e opozites ne Kuvend, Moisiu i eshte pergjigjur:- "Nuk dua qe te perzihem me palet. Por une them se ceshtja e manipulimit te zgjedhjeve duhet te marre fund, njehere e mire ne vendin tone. Nuk mund te them se eshte apo jo bojkoti menyra me e mire, por gjykoj se kjo eshte nje perpjekje e cila vertet kerkon qe te perfundoje njehere e mire manipulimi i zgjedhjeve ne Shqiperi qe te bejme edhe ne zgjedhje sic bejne te gjithe te tjeret, pa pasur merak se vota e shqiptareve nuk do te numerohet ashtu sic e ka vendosur zgjedhesi".