E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instituti Jay W. Forrester MIT : Bota drejt kolapsit

Studimi i fundit i Institutit Jay W. Forrester MIT tregon se, po qe se vazhdohet me shfrytëzimin e resurseve si deri më tani bota do të përballet me një kolaps të ri ekonomik dhe me zvogëlimin e popullatës në përmasa globale.
 

Fizicienti australian, Graham Turner, deklaroi se bota po shkon me hapa të sigurt drejt katastrofës. Në bazë të të dhënave të rritjes aktuale të popullatës dhe të shfrytëzimit të resurseve, hulumtuesit kanë krijuar një sërë skenarësh të ndryshëm.
Kështu, ky studim përfshinë edhe të dhënat e mbledhur në shumë shtete që ndërlidhen me planifikimin e familjes, me përpjekjet për mbrojtjen e ambientit dhe ato për prodhimin e ushqimit.
 

Skenari që ka më së tepërmi gjasa për t`u realizuar është ai që parasheh një jostabilitet enorm ekonomik rreth vitit 2030, si dhe një rrënim të mundshëm ekonomik global.
 

Rezultatet e strumit janë prodhuar në 12 milionë kopje dhe janë distribuuar në 37 gjuhë botërore. Megjithatë, shkencëtarët pohojnë se ekonomia është e mundur të stabilizohet nëse qeveritë e shteteve botërore miratojnë politikën e përdorimit të teknologjive që mbrojnë ambientin, dhe nëse investojnë në burime të ripërtritshme të energjisë. Por, sipas shkencëtarit Turner, problemi më i madh është se qeveritë nuk kanë ndonjë plan të qëndrueshëm dhe afatgjatë për ekonomitë e tyre, por bazohen vetëm në burime të shpenzueshme energjetike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›