E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmundja e brucelozës, Ruli: Fushatë masive e vaksinimit

Sëmundja e brucelozës vazhdon që të mbetet një problem në Shqipëri. Ministria e bujqësisë në bashkëpunim me BE ndërrmarrin fushatën më të madhe të vaksinimit të bagëtive të imta kundër sëmundjes së Brucelozës. Ministri i bujqësisë Genc Ruli u shpreh se do të vaksionohen rreth 2.5 milion krerë dhi dhe dele në të gjithë vendin.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi premtoi mbështje për sektorin bujqësor si dhe në luftën ndaj sëmundjeve të rrezikshme.
 

“Bruceloza është një sëmundje që prek jetën e njerëzve. Në Shqipëri ka pasur me qindra të prekur gjatë viteve dhe pikërisht për këtë ne kemi ndërmarrë nisma për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Sëmundja ndikon direkt tek konsumatorët dhe duke vaksinuar kafshët rritet siguria tek qytetarët shqiptarë por gjithashtu rritet edhe siguria tek qytetarët europianë. Bashkimi Europian ka dhënë rreth 27 milion euro për bujqësinë në Shqipëri dhe do të vazhdojë ta mbështesë këtë sektor.

Bruceloza është një sëmundje infektive dhe mund të transmetohet shpejt nga njëra kafshë tek tjetra dhe më pas infeksioni kalon te njeriu. Sipas mjekëve simptomat e sëmundjes janë të ndryshme, ajo mund të prekë edhe mushkëritë, zemra, mëlçia dhe sistemi nervor.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›