Instituti Onkologjik i QKUK-së bëhet me aparat mamografie

Prishtinë, 2 shtator –Në Institutin e Onkologjisë të QKUK-së, në Prishtinë, sot u përurua kabinetit të ri të Mamografisë. Instalimi i aparatit të sofistikuar të Mamografisë të tipit Hologic/Lorad Mark IV me pajisjet akcesore është donacion në kuadër të projektit trajnues të "Radiology Mammography International (RMI)" për Kosovë. Po ashtu në kuadër të këtij donacioni përfshihen edhe filma dhe kaseta të mamografisë nga Kodak.
Dr. Richard Hirsh, radiolog dhe udhëheqës i ekipit të projektit trajnues tha se ky donacion nuk përfshin vetëm dhurimin e aparaturës, por edhe trajnimin e stafit vendor për leximin dhe interpretimin e mamografisë nga profesionistët shëndetësorë, që veprojnë në kuadër të RMI. "Ky donacion nuk është dhuratë për spitalin, as për radiologët, por për gratë, për familjet e Kosovës, sepse mamografia shpëton jetë, duke diagnostifikuar sa më herët kancerin e gjirit. E vetmja mënyrë që ky projekt të ketë sukses, jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri është bashkëpunimi i mirë mes radiologëve, udhëheqësve të Institutit dhe patjetër përkrahjes së Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi me këtë rast Dr. Hirsh.
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi falënderoi të gjithë profesionistët shëndetësorë, si ata kosovarë ashtu edhe ekspertët e huaj, që nga vullneti i mirë, janë angazhuar me shumë entuziazëm për ta jetësuar këtë projekt.
"Diagnostifikimi i hershëm i kancerit të gjirit te femrat, është një nga objektivat në kuadër të Strategjisë sektoriale të Ministrisë së Shëndetësisë. Ne me përkushtim do të punojmë në preventivë për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga "ky vrasës" i femrave. Trajnimi i kuadrove kosovare për mamografi në këtë moment është i rëndësishëm, sepse jemi në përmbyllje të procesit për ta funksionalizuar Institutin Onkologjik, tha me këtë rast ministri Bukoshi.
Radiology Mammography International (RMI) është organizatë joprofitabile e përkushtuar në mbështetje të nevojave për mammografi dhe edukim për kancer të gjirit në vendet në zhvillim, në gjithë botën: përmes asistencës teknike, donacioneve dhe trajnimit praktik. Pas vizitës vlerësuese që dr. Hirsh bëri në tetor të vitit të kaluar, është aprovuar projekti i mamografisë për QKUK në Prishtinë dhe Spitalin Rajonal në Pejë.