E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentari Krasniqi priti komandantin e ri të KFOR-it

Prishtinë, 2 shtator - Komandanti i KROR-it, Erhard Buhler ka deklaruar se prioritet i KFOR-it gjatë mandatit të tij do të jetë thellimi i bashkëpunimit me FSK-në dhe ka pohuar se ka plane që do ta avancojë këtë proces.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të enjten e ka pritur në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-major Erhard Buhler.
Gjatë këtij takimi gjenerali Buhler ka deklaruar se KFOR-i është përgjegjës për të gjithë territorin e Kosovës, do të përkushtohet që të ofrojë siguri në tërë territorin dhe do të veprojë që të ruhet integriteti territorial i Kosovës.
“Prioritet i KFOR-it gjatë mandatit tim do të jetë thellimi i bashkëpunimit me FSK-në dhe lidhur me këtë kemi plane që do ta avancojë këtë proces. Sa i përket veriut të Kosovës, kam parasysh disa bisedime që do të dëshiroj t’i filloj së shpejti atje, mirëpo jam i bindur se të gjitha veprimet tona do të jenë në koordinim të plotë ndërmjet KFOR-it, institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka theksuar Buhler.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›