E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet në Zvicër Dedë Gecaj

Prishtinë, 2 shtator - Ministria e Drejtësisë ka ekstraduar sot në Zvicër shtetasin e Kosovës, Dedë Gecaj, (53), nga fshati  Janosh i Gjakovës. Gecaj kërkohej nga autoritetet zvicerane për dyshimin e kryerjes se veprave penale të vrasjes: vrasje e mundshme me qëllim; veprime të shumëfishta seksuale me fëmije dhe dhunim të shumëfishtë. 
Vendimin për ekstradimin e Z. Gecaj nga Kosova në Zvicër, Ministria e Drejtësisë e ka mbështetur në aktvendimet e organeve përkatëse gjyqësore, juridike e kushtetuese të vendit, si dhe në marrëveshjen ndërkombëtare Ad hoc, të lidhur në mes UNMIK-ut dhe Zvicrës, të datës  20 gusht 2007,  lidhur me ekstradimin e z. Gecaj nga Kosova për në Zvicër, e aplikueshme në Kosovë sipas nenit 145 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës mbi Vazhdimësinë e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës është siguruar nga autoritetet kompetente në Zvicër, se z. Gecaj do të ketë gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet e parapara me konventa ndërkombëtare. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›