Andy Sparkes edhe zyrtarisht zëvendës shef i EULEX-it

Prishtinë, 2 shtator – Andy Sparkes, ambasador i deritashëm i britanisë së Madhe në Prishtinë, është emëruar zëvendës shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka njoftuar sot nëpërmjet një komunikate Zyra për Informim e EULEX-it. Sparkes, i cili do ta pasojë Roy Reeve, do ta marrë detyrën e tij në mes të muajit tetor 2010. Emërimi i tij është për një vit me mundësi të vazhdimit.
Me këtë rast, shefi i Misionit EULEX, Yves de Kermabon, deklaroi se “ Andy Sparkes e posedon përvojën e nevojshme për të shërbyer si zëvendës shef i një operacioni
të madh të sundimit të ligjit në një mjedis të vështirë. Përvoja e tij si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë prej datës 28 prill 2008 i siguron atij njohuri të dorës së parë lidhur me gjendjen në terren dhe menaxhimin pas konfliktit, që është një përgatitje shumë e përshtatshme për të shërbyer si zëvendës shef i EULEX-it. Kjo është koha kur EULEX-i do të përballet me sfida të konsiderueshme duke vazhduar përmbushjen e thelbit të mandatit të tij në tërë Kosovën. Ai do ta
ketë përkrahjen time të plotë në përmbushjen e detyrave të tij “.
Britanezi Andy Sparkes, ka lindur më 4 korrik 1959, dhe ka Diplomë Nderi të Klasës së Parë në Literaturën Angleze, Trinity Hall, Cambridge.
Andy Sparkes u caktua Ambasador i Britanisë në Kosovë më 28 prill 2008. Më heret ai ishte ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Republikën e Kongos (2004-2007), ishte zëvendës Komisionar
i Lartë në Afrikën e Jugut (2001-2004) dhe zëvendës ambasador në Republikën e Indonezisë (1999-2001).
Më herët gjatë karrierës së tij ka qenë i postuar edhe në Turqi dhe Tailandë. Pozitat e larta të tij në Londër ishin ndihmës drejtor për burimet njerëzore dhe drejtor i shërbimeve të eksportit në agjencinë e Mbretërisë së Bashkuar për Promovimin e Tregtisë dhe Investimeve.
Andy Sparkes është nderuar me titullin CMG (Bartës i medaljes së Rendit të Shën Michael dhe Shën George) për punën e tij në Republikën Demokratike të Kongos gjatë tranzicionit të saj nga lufta civile drejt zgjedhjeve demokratike të mbajtura në vitin 2006. Po ashtu, ai e ka fituar kualifikimin profesional MCIPD (Anëtar i Institutit të Autorizuar për Personel dhe Zhvillim).