Instituti Shumëkëmbësh dhe sondazhet e porositura të Ramës
Pasi kanë pranuar se kanë gabuar madje shumë rëndë në sondazhet e zgjedhjeve të vendit fqinj të Italisë, Instituti Shumëkëmbësh po vazhdon të gabojë qartësisht po aq rëndë edhe me sondazhet që po kryen në Shqipëri. Titujt e gazetave italiane jehojnë akoma kundra sondazheve parazgjedhore të instituteve të ndryshme ku dallojnë padyshim ato kundra Institutit Shumëkëmbësh. “Piepoli, fiasko e sondazheve”. Sipas krerëve të këtij Instituti ekspertët Shumëkëmbësh nuk patën besim tek të dhënat dhe shumë prej tyre i dukeshin jo të sigurta. Dallohet qartazi se në këtë mënyrë vetë “ekspertët” shtonin shumë nga opinionet e tyre personale. Ish presidenti i Këshillit të Ministrave, Mario Monti ishte përfolur nga ekspertët Shumëkëmbësh se do të ishte pikërisht ai në njëfarë mënyre gjilpëra e peshores por sipas rezultateve përfundimtare me shumë vështirësi arriti 2 milionë e gjysmë, ndërsa e majta doli poshtë parashikimeve me 7%. Një skenar i paraqitur tërësisht ndryshe nga ajo që ndodhi më pas realisht në kutitë e votimit. Vetë Presidenti Nikola Piepoli ka bërë madje një autokritikë për gabimet e shumta duke shtuar se nuk besonim se zgjedhjet do të përfundonin në atë mënyrë për të majtën duke bërë fajtore teknikat e vetë institutit të tij. Një gazetar Italian i ka shtruar pyetjen - përse duhet të ekzistoni akoma? Në fakt kishte dhe ka shumë të drejtë sepse ndërsa gazetarët në vendin fqinj të Italisë parashikonin një barazim në zgjedhjet mes të djathtës dhe të majtës italiane, Instituti Shumëkëmbësh deklaronte me të madhe se “Verdikti i votës do të jetë shumë i qartë” për të majtën e Bersanit. Rezultati përfundimtar ishte thuajse në barazim të plotë me dy partitë kryesore që kishin kapërcyer 9 e gjysëm të votave dhe asgjë më tepër. Tre ditë para votimeve të zhvilluara në Itali vetë presidenti i Institutit Shumëkëmbësh deklaronte se: “Berluskoni do të dalë shumë dobët në këto zgjedhje”. “Sipas meje Bersani është në vend të parë prej kohësh madje i palëvizshëm”. Sipas sondazheve të tij rezultati do të ishte shumë i qartë dhe të majtët do të fitonin bindshëm. Dihet nga të gjithë se si shkoi. Berluskoni nuk humbi madje u forcua akoma dhe më tepër. Sipas filozofisë të vetë Institutit (gjithkush mund t’i konsultojë në faqen e tyre) ekspertët Shumëkëmbësh japin përgjigjet e tyre sipas mënyrës që i kërkon klienti. Shpejtësia nuk i frikëson madje vendimet mund t’i marrin dhe në kohë reale. Nuk i përmbahen standarteve, dhe kur duhen përgjigje të ngadalta japin përgjigje të qarta dhe të ngadalta. (Piepoli = pie që në gjuhën poetike italiane është shkurtim i fjalës pie - de = këmbë. Poli = shumë, pra shumëkëmbësh ose një kafshëz me unaza të ndara në trup që kanë nga një palë këmbë të nyjëtuara, thënë ndryshe edhe këmbëshumëz, dyzet këmbësh, në italisht mijëkëmbësh, që jetojnë në tokë të shkrifët, apo në tokë të lagësht, në lokalitete shumë të lagështa dhe në vende me pak dritë. Preferojnë gjithashtu vendet mavi).