E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri përuron edhe rrugën Sevaster-Kalivaç në qytetin e Vlorës

10-05-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë edhe në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Sevaster-Kalivaç, me gjatësi 9.4 kilometër dhe vlerë 245 milion lekë. Nga rikonstruksioni i kësaj rruge përfitojnë 12,500 banorë dhe 18 fshatrat e këtyre komunave që lidhen jo vetëm me njëra – tjetrën dhe qendrat e komunave, por edhe me Vlorën dhe Tepelenën. Rruga lidh Komunën Sevaster në rrethin e Vlorës, me Komunën Krahes në rrethin e Tepelenës. Ky investim bën të mundur lidhjen e zonave rurale të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër. Rruga e re është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës dhe u krijon mundësi reale banorëve të zonës për tu lidhur me qytetin e Vlorës dhe atë të Tepelenës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›