Instituti i Etnografisë, ekspedita për zbulimin e sendeve me vlerë

Disa specialistë të Institutit të Etnografisë, kanë ndërmarrë ekspedita etnografike në zonat kufitare të Shqipërisë, ku si qëllim kanë zbulimin e sendeve dhe objekteve të hershme me vlerë për kulturën.
Fillimisht është nisur nga kufiri me Malin e Zi, ku edhe gjetjet sipas studiueses së njohur Afërdita Onuzi, kanë qënë mjaft interesante dhe të rëndësishme. Por, ajo që është për të ardhur vërtetë keq, është se pas viteve 90-të, nuk janë sjellë objekte të reja për të pasuruar kështu Muzeun Etnografik dhe kjo në mungesë të fondeve.
Ekspedita e rradhës etonografike do të nisë në muajin shtator dhe do të zhvillohet në krahinat shqiptare të Maqedonisë. Insituti i Etnografisë, mbështetet edhe nga Instituti i Albanologjisë.
Pritet që shumë shpejt në Muzeun Historik Kombëtar, të hapet edhe pavioni i Etnografisë ku shumë vizitorë të interesuar mund të shohin nga afër këto perla të kulturës dhe traditës shqiptare.