Instituti i Fizikes Berthamore: “Bejme analiza, vetem kur na kerkohen”
Instituti i Fizikes Berthamore nuk i ka bere analizat e hekurit per te cilin Keshilli Bashkiak i Elbasanit dha alarmin se kishte radioaktivitet. Specialistet e tij shprehen se nuk bejne analiza ne menyre vullnetare, por vetem kur u kerkohet nje gje e tille. “Ne rastin konkret, edhe pse po behen tri dite qe nga dhenia e alarmit, neve nuk na eshte kerkuar berja e analizave”, deklaruan dje ata. Sipas specialistit Sokrat Amataj, radioaktiviteti as nuk shihet, degjohet apo preket dhe si rrjedhoje nuk mund te dihet nese nje material ka radioaktivitet, pa u analizuar nje gje e tille me ane te instrumentit te posacem. Burime nga Instituti i Fizikes Berthamore kerkojne te jene te rezervuara, per shkak se ende nuk eshte bere ndonje konstatim shkencor ne lidhje me rastin ne fjale. Kesisoj, ne kushte te tilla nuk mund te flitet, por vetem duhen provuar ato qe thuhen. Instituti i Fizikes Berthamore thote se pjesa me e madhe e kerkesave per analiza radioaktive vijne nga dogana e Durresit dhe e Tiranes, qe jane me te medhate ne Shqiperi. “Nese na kerkohen analiza edhe nga pika te tjera te kalimit kufitar ne shkojme atje”, thone specialistet. Nese instituti shkencor ne fjale, i specializuar, nuk kryen analiza per cdolloj ngarkese qe hyn ne Shqiperi, atehere alarmi per rrezikun e radioaktivitetit ne hekurin qe sillet nga Ukraina nuk eshte aspak i tepert. Perkundrazi, ai synon te ndergjegjesoje te gjitha autoritetet shteterore per te rritur kontrollet, ne menyre qe te shmangen katastrofa te medha te mundshme.