Mesuesit e pasdites shkurtojne orarin 30 minuta
Mesuesit gjenden mes dy zjarreve: Perballe rrezikut qe sjell erresira ne syte e femijeve (dhe jo vetem te tyre), por edhe perballe programit mesimor, i cili duhet asimiluar nga nxenesit brenda periudhave te caktuara. Ne keto kushte, ata jane detyruar te gjejne zgjidhje te mesme, e me konkretisht shkurtimin e oreve te mesimit. Ndersa shkollat qe zhvillojne mesim ne turnin e dyte (pasdite), sipas llogarive qe kane bere, duhet ta perfundojne mesimin ne oren 16:45, ky orar reduktohet. “Eshte e pamundur qe te zhvillojme mesim ne erresire deri ne kete ore, per shkak te mungeses se dritave. Ndaj detyrohemi qe te ikim, duke filluar qe nga ora 4 e 15 e pasdites, por jo rralle ne oren 4, sidomos kur koha eshte shume e zymte”. Keshtu e “justifikon” reduktimin e orarit mesimor nje mesuese ne shkollen “1 maji” ne kryeqytet, ndersa vihet re se kjo nuk ndodh vetem ne kete shkolle. Edhe shkollat e tjera 9-vjecare e te mesme bejne mesim shume pak per shkak te kushteve te erresires, prej se ciles as mund te shihet, as te lexohet. Buxheti i Ministrise se Arsimit nuk ka parashikuar blerje gjeneratoresh per shkollat qe kryejne mesim pasdite, ndaj nxenesit nuk kane zgjidhje tjeter. Ose te kene pasoja ne shikimin e tyre, ose t’i marrin dijet me te cunguara. Edhe ne kete rast, ata kane pasoja per shikimin e tyre per shkak se ne kete periudhe dielli perendon shume heret.
Mungesa e energjise, probleme dhe ne universitete
Probleme te zhvillimit te procesit mesimor ka pasur edhe ne auditoret e universiteteve te Tiranes. Situata vleresohet si shume kritike ne Universitetin Politeknik te Tiranes, kur mungesa e energjise ne shume raste sjell edhe moszhvillimin e oreve te leksioneve apo te seminareve. Disa prej klasave vuajne mungesen e dritareve dhe thyerjen e xhamave, ku per pasoje nuk mund te zhvillohet proces mesimor edhe per shkak te kushteve atmosferike. Kurse ne klasa te tjera, mungesa per intervale kohore, qe shkojne deri ne dy apo tre ore, sjell pezullimin e oreve te mesimit nga pedagoget. Rasti me i fundit ne Universitetin Politeknik ka ndodhur dje, ku ne shume prej klasave te Inxhinierise Mekanike nuk eshte bere mesim, pasi eshte nderprere energjia elektrike dhe mungonte ndricimi i nevojshem per te marre leksionet e radhes. Pak kohe me pare, ish-rektori i ketij universiteti tha se do te perpiqej te mundesonte sigurimin e gjeneratoreve per studentet e turnit te dyte. Por nje gje e tille duket se nuk eshte realizuar per shkak te shpenzimeve te medha, per te cilat duhet gjetur nje burim financimi. Pasojat jane te renda, jo vetem per nga niveli i asimilimit te dijeve, por edhe per shikimin e te rinjve.