“Shqiperia, pa karta identiteti”
Kur Shqiperia po perkund shpresen e saj per ne NATO, deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka vene doren ne plage. Ne Bruksel, gjate punimeve te samitit per Ballkanin Perendimor, Doris Pack ka theksuar pa diplomaci problemet qe ka sot Shqiperia. "Shqiperia ka probleme te shumta. Ka probleme qe ne nuk i shohim ne vende te tjera. Imagjinoni, vendi nuk ka karta identiteti per qytetaret e tij! Prandaj ka shume probleme gjate procesit zgjedhor, pasi ata nuk mund te provojne se cilet jane. Mungon besimi dhe cdo proces zgjedhor eshte debatuar. Shpresoj se 18 vjet pas komunizmit, ata do te bejne c’eshte e mundur per te avancuar", ka pohuar Pack. Pozicionimet e Pack ne lidhje me zhvillimet politike ne vendin tone kane qene gjithmone te forta dhe jane pasuar me shume komente. Zyrtarisht Doris Pack eshte vetem nje prej 785 deputeteve te Parlamentit Evropian, qe perfaqesojne 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian. Por, ne BE, Pack eshte prej vitesh Presidente e delegacionit per marredheniet me vendet e Evropes Juglindore, ku perfshihet dhe Shqiperia. Kjo ka bere qe ajo ta njohe mire Shqiperine dhe deklaratat e saj te shkaktojne reagime politike ne Tirane, por dhe te sherbejne si baze per qendrimin e Brukselit. Reformat ne drejtesi dhe ne Kodin Zgjedhor konsiderohen si kushte te domosdoshme per anetaresimin ne NATO.