Meta: “Shtim fondesh per ushtrine”
Levizja Socialiste per Integrim pershendeti dje 95-vjetorin e formimit te Forcave te Armatosura Shqiptare. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, gjate nje komunikimi me mediat vleresoi se “Forcat e Armatosura shqiptare kane nje kontribut historik ne forcimin dhe konsolidimin e shtetit te ri shqiptar, nje kontribut te pacmueshem ne clirimin e vendit dhe rreshtimin historik perkrah koalicionit antifashist, nje kontribut ne ruajtjen e sovranitetit te vendit dhe proceset demokratike”. Per kete arsye, duke leshuar nje mesazh falenderimi per brezat e ushtarakeve, Meta vuri ne dukje se LSI do te mbeshtese trajtimin e pershtatshem te ish-ushtarakeve, statusin e tyre dhe trajtimi financiar. “Ne kerkojme qe edhe politika te ece me kete ritem reformash, duke realizuar Reformat ne Drejtesi dhe Reformen Zgjedhore dhe te mos behet pengese e integrimit ne NATO”, tha Meta.