“Opozita, te dale ne rolin e saj”
Oli Xhilaga
Kritika te ashpra ndaj klases politike ne vend, e kesaj radhe nga diplomacia londineze e akredituar ne Tiranen zyrtare. Ambasadori i Mbreterise se Bashkuar, Fraser Wilson, shigjetoi ashper sistemin gjyqesor, por njekohesisht evidentoi nje sere mangesish ne menyren se si vihet ne eficence legjislacioni ne vend. Kritik dhe mjaft skeptik ne ate cfare ofron qeveria dhe e gjithe klasa politike, perfaqesuesi diplomatik i Londres vuri theksin ne faktin se ne kete faze klasa politike duhet te perqendrohet ne raportin e fundit te BE-se dhe anetaresimi ne kete strukture duhet te kaloje ne plan te dyte. Ambasadori Wilson, gjate nje interviste televizive, duke bere nje permbledhje te zhvillimeve te fundit ne vend, kerkoi ndermarrjen e shpejte te reformes zgjedhore dhe asaj ne drejtesi. Madje, kete te fundit e lidhi dhe me faktin se ka interes te investitoreve britanike per Shqiperine, por nuk ka siguri per shkak te disa problemeve te pronave e ne fushen e drejtesise. “I referohem fushes se drejtesise, pasi kur nje investitor shkon per te investuar ne nje vend te huaj, ai kerkon qe te sigurohet se ne rast se do te perballet me nje problem ligjor te jete ne gjendje t’i drejtohet gjykates dhe qe kjo e fundit te mund te siguroje nje zgjidhje te drejte. Ky eshte nje terren i pasigurt per ta dhe kjo me ben te kthehem pas ne reformen e drejtesise. Mendoj se reforma ne drejtesi do t’i siguroje investitoret se interesat e tyre do te trajtohen me kujdes”, vleresoi ambasadori.
Ambasadori britanik shprehu mjaft pakenaqesi per rolin qe ka luajtur opozita ne keto vite demokraci. “Ajo qe do te thosha eshte se opozita luan nje rol te rendesishem ne cdo vend demokratik. Ndonjehere pyes veten se ndonje nga partite opozitare te ketij vendi ka arritur te perqendrohet te ky rol. Sigurisht roli i partive opozitare eshte te monitoroje dhe te sfidojne qeverine. Por, me sa duket, ka dicka qe nuk shkon. Me duket se ajo qe mungon eshte nje marreveshje mes qeverise dhe opozites ne lidhje me interesat thelbesore te Shqiperise”. Nderkaq, sipas tij, vemendja duhet te perqendrohet te raporti i BE per Shqiperine dhe aplikimi per vendin kandidat ne te mund te kaloje ne plan te dyte. “Miratimi i ligjeve eshte njera ane, por ato nuk kane asnje vlere, nese nuk zbatohen. Fatkeqesisht, nje gje te tille e kam vene re ne Shqiperi, kur jane miratuar disa ligje te rendesishme, por zbatimi i plote i tyre nuk ka filluar ende dhe mendoj se ta do te ndjeke nga afer zbatimin e tyre”, u shpreh Wilson lidhur me kete ceshtje.
Kritikat
Nese do te benim nje liste te kritikave te bera nga ambasadori Wilson, do te veconim pike se pari faktin se sistemi gjyqesor ne Shqiperi nuk garanton siguri per investitoret e huaj. Gjithashtu, ligjet ne vend vetem sa miratohen dhe nuk shihet zbatimi i tyre. Se fundmi, opozita ne asnje rast nuk ka luajtur rolin e duhur dhe duhet te dale shpejt ne rol.
Kosova
Perfaqesuesi diplomatik i Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Fraser Wilson, vleresoi se tashme eshte momenti ne te cilin duhet te zgjidhet statusi perfundimtar i Kosoves. Gjithashtu, ambasadori vleresoi dhe rolin konstruktiv qe ka luajtur Shqiperia ne kete ceshtje, duke bere dhe te vetmin vleresim per qeverine shqiptare.