Instituti i të Përndjekurve në varësi të Nishanit
28/04/2010 Ndryshimi i ligjit
Instituti i Integrimit të të Përndjekurve nuk do të funksionojë më pranë Këshillit të Ministrave si një organizëm shtetëror më vete, por do të jetë një institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë mënyrë edhe kreu i tij do të zgjidhet pikërisht nga ky dikaster. Për sa i takon anës financiare, ky institut do të kenë një zë më vete në buxhetin e po kësaj ministrie. Këto tri ndryshime i janë prezantuar për miratim Kuvendit të Shqipërisë, përmes projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8246, datë 01.10.1997 ‘Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve”. Instituti në fjalë ka për qëllim marrjen e masave dhe ndjekjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist. Instituti i Integrimit të të Përndjekurve gjithashtu përpunon dhe trajton çështjet themelore që kanë të bëjnë me të përndjekurit, në bashkëpunim me shoqatat e të përndjekurve, duke lidhur për këtë qëllim marrëveshjet përkatëse. Ky institut ka strukturën dhe rregulloren e vet, të cilat miratohen nga Ministria e Drejtësisë. Drejtori i tij emërohet dhe shkarkohet gjithashtu nga kjo ministri, pasi merret mendimi i shoqatave të të përndjekurve. Përveç zërit buxhetor të ministrisë, Instituti mund të sigurojë burime financiare edhe nëpërmjet donacioneve e projekteve të ndryshme nga donatorë vendas e të huaj ose edhe nga çdo burim tjetër i ligjshëm. Ato përdoren vetëm për qëllimet, për të cilat është krijuar ky Institut.