Korçë, automjetet e vjedhura në rrjetën e policisë
28/04/2010 Brenda 20 ditësh gjenden 3 makina të vjedhura jashtë vendit. Falsifikimet për maskim
KORÇE- Automjetet e vjedhura në vende të ndryshme të botës dhe që kanë mundur të hyjnë në Shqipëri, apo edhe mjetet që mund të jenë vjedhur brenda vendit, po bien njëra pas tjetrës në rrjetën e policisë. Kryesisht makinat e vjedhura u përkasin tipeve të ndryshme, si: BMW, Audi, Benz etj, të cilat përgjithësisht janë të prodhimit të viteve të fundit.
Mjetet
Në saj të punës së organizuar nga Policia Rrugore dhe sektori i luftës kundër krimit ekonomik, policia e qarkut Korçë ka mundur të zbulojë brenda harkut kohor të 20 ditëve tre automjete të dyshuara si të vjedhura, ku autorët tashmë janë vënë nën hetim nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe ajo e Pogradecit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtyre ngjarjeve, madje edhe të itinerarit që kanë përshkuar automjetet nga vendi i origjinës deri në Shqipëri, si dhe zbulimin e autorëve të tjerë të mundshëm të implikuar në këtë trafik. Automjetet e vjedhura kanë pasur targa të huaja, targa të rrethit të Tiranës, por edhe të rrethit të Korçës. Megjithatë, sektori i luftës kundër krimit ekonomik vazhdon punën për verifikimin e dokumentacioneve edhe për automjete të tjera, të cilat dyshohen se mund të jenë vjedhur. Mësohet gjithashtu se në operacione të tilla, policia ka pasur edhe bashkëpunimin e doganave që operojnë në qarkun e Korçës dhe veçanërisht asaj të Qafë-Thanës, nga e cila vjedhësit e automjeteve tentojnë të sjellin automjetet dhe që me sa duket Maqedonia vazhdon të mbetet vend transit për mjetet e trafikuara.
Ndërhyrjet në makina
Nga hetimet e kryera mbi automjetet e vjedhura ka rezultuar se vjedhësit e automjeteve ndërhyjnë në falsifikimin e dokumentacionit të mjetit, në ndryshimin e karaktereve të numrit të shasisë, por edhe në zëvendësimin e targës përkatëse me një targë tjetër, e cila i përket një automjeti tjetër. Pra, dokumentacioni i një automjeti të ligjshëm i transferohet një automjeti të vjedhur. Burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës bëjnë të ditur se së fundi është kapur një automjet tip Audi Q7 me targë ME IS 1105, në pronësi të shtetasit Islam S., por që nga verifikimet paraprake të kryera ka rezultuar se automjeti ishte i vjedhur. Shtetasi i përmendur më sipër kishte tentuar të kalonte automjetin e tij në doganën e Qafë-Thanës, por pikërisht aty i është bërë dhe bllokimi i mjetit. Tashmë në ngarkim të shtetasit janë kryer veprimet hetimore procedurale, në gjendje të lirë për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal. Ndërkaq, nga burimet në fjalë mësohet se brenda harkut kohor të 20 ditëve janë kapur edhe dy automjete të tjera, ku njëra i përkiste rrethit të Korçës, dhe tjetra rrethit të Devollit. Sipas policisë, makina e kapur në Korçë ishte një automjet tip BMW me targe KO 47-08 B, së cilës i ishin bërë ndërhyrje në shasi. Edhe automjeti i kapur në Devoll ishte një makinë e tipit BMW - X5 me targë TR 10-20 I. Shtetasi që kishte në pronësi këtë automjet përveç se dyshohet për trafikim të mjeteve motorike, në të njëjtën kohë akuzohet edhe për falsifikim të dokumentacionit. Në të gjitha rastet e përmendura më sipër, policia ka bllokuar mjetet në cilësinë e provës materiale, ndërsa dosja i ka kaluar prokurorive të rretheve përkatëse për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të trafikut të mjeteve motorike.