E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instruksionet e FMN’së

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë pëlqimin për projektbuxhetin e vitit 2012, por ka shtrënguar Qeverinë për deficitin buxhetor. Rezervat e bilancit bankar dhe fondet e FMN’së janë mënyrat me të cilat Qeveria pritet t’i barazojë numrat. Ministri Bedri Hamza, pas kthimit nga Washingtoni, thotë se ka sinjale pozitive për një marrëveshje të re. Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 08:45

Rezervat e bilancit bankar, fondet e FMN’së, të hyrat e brendshme dhe të hyrat e njëhershme. Këto janë tri mënyrat që Qeveria e Kosovës i ka paraparë për mbulimin e deficitit buxhetor, për të cilat tashmë ka marrë edhe izën e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përveç kësaj, Qeveria e Kosovës ka arritur pajtueshmëri me këtë fond edhe për projeksionet buxhetore të vitit 2012.

Në anën tjetër, Fondi është treguar rigoroz sa i përket deficitit buxhetor. Për t’i barazuar numrat, Qeverisë do t’i duhet të përdorë forma të ndryshme financimi.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, pas kthimit nga takimet që pati me udhëheqësit e FMN’së, ka dhënë sinjale pozitive edhe për zhbllokimin e raporteve me këtë fond.

Më saktësisht, raporti i programit monitor nga stafi, sipas tij, pritet të japë rezultate pozitive dhe kjo do të mundësojë edhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të re qysh në fillim të këtij viti.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini tregon për Express se gjatë takimeve që ministri Hamza ka pasur me përfaqësuesit e FMN’së, ka arritur të harmonizojë projektbuxhetin për vitin 2012 me këtë institucion. Pjesë kyçe e këtyre bisedimeve, ai tregon se ka qenë harmonizimi i projektbuxhetit për vitin 2012.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›